TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një turist 67-vjeçar nga Danimarka ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte në Sarandë. Sipas policisë, dyshohet se turisti ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Mësohet se Per Hjerrild kishte disa ditë që kishte ardhur në Sarandë me një kompani udhëtimesh. Sot në mëngjes sa ka dalë nga ashensori ka rëne në tokë pa ndjenja tek holli i hotelit “Royal” ku ata ishin akomoduar.
Menjëherë u njoftua personeli i hotelit dhe këta kanë njoftuar spitalin. Ambulanca e ka transportuar atë në spital ku sipas bluzave të bardha ai ka shkuar i pajetë në spital. Dyshohet për një atak kardiak. Trupi i tij është dërguar në Tiranë për ekspertizë mjeko- ligjore duke qenë shtetas i huaj.