AKTUALITET, 25 Shtator 2022, 17:13

Harrojini ditët me diell, javën e ardhshme “zbarkon” shiu mbi Shqipëri

Harrojini ditët me diell, javën e ardhshme “zbarkon” shiu

Kjo e diel është dita e fundit e muajit shtator me rreze dielli, pasi duke filluar që nesër (e hënë 26 shtator) dhe përgjatë gjithë javës mbi vendin tonë do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në të gjithë territorin.

Harrojini ditët me diell, javën e ardhshme “zbarkon” shiu

Ndërkohë që temperaturat pritet të kenë një zbritje të lehtë sa u përket vlerave të larta, ndërkohë që ato të ulëtat do të pësojnë një rritje prej 3 gradësh krahasuar me mëngjeset e freskëta që po lëmë pas.

Gjatë gjithë javës në të gjithë territorin do të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara herë pas here shkarkesa elektrike.