AKTUALITET, 25 Shtator 2022, 10:52

Një person shkon i plagosur në spitalin e Vlorës, kërkon ndihmën e mjekëve. Policia nis hetimet

Një person shkon i plagosur në spitalin e Vlorës, kërkon

Një person ka shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës këtë mëngjes, për një plagë të shkaktuar nga thika.

Bëhet me dije se personi i cili është paraqitur në spital i plagosur është moshës 41 vjeçare.

Panorama ka mësuar se i plagosuri është shtetasi Serxhio Shatolli.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur plagosja e tij, por bluzat e bardha kanë vënë në dijeni policinë për rastin.
Mësohet se i plagosuri do të merret në pyetje për të zbardhur më shumë detaje.