AKTUALITET, 25 Shtator 2022, 11:33

Dyshohet se u kishte marrë 900 euro me premtimin se do i kalonte kufirin me Kosovën, si u kap në Morinë 44-vjeçari me pesë emigrantë të paligjshëm

Dyshohet se u kishte marrë 900 euro me premtimin se do i kalonte kufirin me

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një shtetas, i cili u kap duke transportuar me automjet, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Blutë thanë se bashkë me automjetin, sekuestruan edhe 900 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 44 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën, duke transportuar me automjet, 5 emigrantë të paligjshën, të cilët do t’i ndihmonte që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 900 euro”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.