AKTUALITET, 11 Dhjetor 2023, 17:55

GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit për t’u betuar/ Vangjel Dule akuza Ramës Vendim korruptiv dhe i paralajmëruar!

GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit për t’u betuar/

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e GJKKO-së, e cila rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Dule në një prononcim për mediat pohoi se ky ishte një vendim i paralajmëruar.

"Sapo u komunikua një vendim i paralajmëruar. Kreu i vendit, Rama, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës. Është për të shprehur keqardhjen për republikën dhe drejtësinë tonë. Rama kërkon të mbajë në bashki një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët, që të vazhdojë dhe të tjetërsojë pronat, në dëm të interesave të banorëve dhe në favor të interesave klienteliste.

Kjo nuk është një ndërhyrje në drejtësi, por mendim që çdo qytetar ka të drejtë të shprehë. Ndërhyrje është intervista e Ramës një javë më parë, dhe shumica prej gazetarëve nuk patën guxim ta kontestojnë.  Po krijohet një precedent i rrezikshëm.”, tha Vangjel Dule.