AKTUALITET, 11 Dhjetor 2023, 17:40

Hodhën tymuese dhe shashka në Kuvend, përjashtohen 7 deputetë të opozitës

Hodhën tymuese dhe shashka në Kuvend, përjashtohen 7

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare për 7 deputetë të grupit Bardhi e Berisha.

Përjashtimi i tyre vjen si pasojë e kaosit dhe dhunës që ushtruan në seancën e fundit plenare ku hodhën edhe kapsolla e tymuese si dhe u përplasën me punonjësit e Gardës.

Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji; Bledion Nallbatil; Asllan Dogjani; Lefter Gështenja; Isuf Çelaj; Luan Baçi dhe Xhelal Mziu.