AKTUALITET, 15 Janar 2022, 14:13

FOTO/ Kapet drogë e madhe në kamionin me targa shqiptare në Mal të Zi

FOTO/ Kapet drogë e madhe në kamionin me targa shqiptare në Mal

Një sasi e madhe marijuane është sekuestruar mesditën e kësaj të shtunë në Malin e Zi.

Mediat vendase bëjnë me dije se droga është sekuestruar në pikën kufitare Bozhaj, pranë Hanit të Hotit në një kamion me targa shqiptare.

Ndër të tjera mësohet se droga ishte e paketuar dhe e fshehur në ngarkesën e kamionit me bime medicinale.

Kapja e saj nga autoritetet malazese është bërë gjatë kontrollit të ngarkesës së kamionit me targa shqiptare, destinacioni i të cilit nuk bëhet me dije.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me sasinë e kapur dhe nëse ka të shoqëruar.

FOTO/ Kapet drogë e madhe në kamionin me targa shqiptare në Mal

FOTO/ Kapet drogë e madhe në kamionin me targa shqiptare në Mal