AKTUALITET, 30 Nëntor 2021, 20:27

Foltorja ia ka çuar audiencën në pikiatë/ Gaz Bardhi paguan para që të shpërndajë deklaratën e tij

Foltorja ia ka çuar audiencën në pikiatë/ Gaz Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është gjendur mes polemikave pas deklaratës gjatë një emisioni televiziv, se sipas thënieve të një kryetari dege, 60% e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11, nuk dinë se çfarë kanë firmosur, pasi shumë prej tyre "u është vënë një teke raki përpara". 

Kjo deklaratë ka sjellë reagime shumë të ashpra në rrjetet sociale, por edhe nga eksponentë të PD-së, që kanë kërkuar dorëheqjen e tij. 

Kjo ka bërë që Bardhi të reagojë, duke bërë prapaktheu dhe duke deklaruar se ato që ai ka thënë në emision, janë raportuar në mënyrë të pavërtetë nga mediat dhe se atij "i kanë vënë në gojë fjalë që nuk i ka thënë". 

Këtë reagim në rrjetin social, Facebook, Bardhi e ka sponsorizuar me para (foto më poshtë), në mënyrë që të shihet nga më shumë persona. 

Nga një kërkim i TPZ në llogarinë e reklamave të Bardhit, të cilën Facebook e bën transparente për çdo përdorues, shihet se Sekretari i Përgjithshëm, veç këtij rasti, i ka përdorur sponsorizimet me para, në këtë rrjet social, mjaftdendur. Kështu, nga marsi 2021 deri në nëntor 2021, llogaria e Bardhit ka shpenzuar 3367 dollarë për sponsorizime. 

Në klimën e luftës së ashpër që ka shpërthyer në PD, me sa duket, Sekretari i Përgjithshëm, ka nevojë për të paguar para, në mënyrë që deklaratat e tij të mbërrijnë tek demokratët. Foltorja dhe audienca shumë e lartë e Sali Berishës, duket se ka lënë në hije shumë prej eksponentëve të PD, veçanërisht atyre që posedojnë deri tani vulën e partisë! 

Foltorja ia ka çuar audiencën në pikiatë/ Gaz Bardhi

Foltorja ia ka çuar audiencën në pikiatë/ Gaz Bardhi

Poll