AKTUALITET, 30 Nëntor 2021, 16:25

Nga zhvillimet në Parlament te çështja e institucioneve brenda PD-së/ Lulzim Basha takon ambasadorin gjerman, ja për çfarë u diskutua

Nga zhvillimet në Parlament te çështja e institucioneve brenda

Kreu i PD Lulzim Basha takoi sot ambasadorin gjerman Zingraf, me të cilin bisedoi mbi punën në Parlament, procesin e reformave dhe integrimin në BE.

Në një postim të Ambasadës Gjermane bëhet me dije se në takim është diskutuar gjithashtumbi luftën kundër korrupsionit si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen.

Ambasadori Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit.
Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen