AKTUALITET, 30 Nëntor 2021, 19:03

Tiranë/ Makina merr flakë sapo u parkua, ja dyshimet e para

Tiranë/ Makina merr flakë sapo u parkua, ja dyshimet e para
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë makina në pronësi të shtetasit me iniciale M.C. të cilën sa e kishte parkuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në rrugën “Gramoz Pashko”. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Me datë 30.11.2021, rreth orës 18:15, në rrugën “Gramoz Pashko”, ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr.

Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.