SPORT, 30 Nëntor 2021, 17:01

Barcelona nxjerr në shitje tetë lojtarë për të arritur Torres, “fshesës” i shpëtojnë vetëm tre futbollistë

Barcelona nxjerr në shitje tetë lojtarë për të arritur

Kur na ndajnë edhe pak javë nga hapja e merkatos dimërore, te Barcelona kanë filluar të mendojnë për afrimet e lojtarëve që mund të bëjnë diferencën.

Xavi Hernandez do provojë të marrë Ferran Torres, i cili duket se është gati të vihet nën urdhrat e teknikut spanjoll.

Pengesa e madhe për transferimin e lojtarit në “Camp Nou” është pagesa e lartë e kartonit të tij, për të cilin Manchester City kërkon 70-80 milion euro.

Sipas “Mundo Deportivo”Tek katalanasit e kërkojnë me ngulm lojtarin dhe për të arritur të paguajnë kartonin e tij, drejtuesit kanë menduar të nxjerrin në shitje plot 8 lojtarë, dhe bëhet fjalë për Neto, Umtiti, Dest, Lenglet, Roberto. Mingueza dhe Countinho.

Ndërsa të parekshëm tek blaugranat janë vetëm 3 lojtarë që Xavi i konsideron pjesë të rëndësishme të të projektit të tij dhe ato janë Gavi, Pedri dhe Nico.