SPORT, 30 Nëntor 2021, 17:15

Për stolin e Man United në listë del edhe emri i Mancinit

Për stolin e Man United në listë del edhe emri i Mancinit

Trajneri aktual i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, është futur në listën e ngushtë të emrave për stolin e  Manchesater United raporton “The Telegraph”.

Ralf Rangnick sapo është emëruar si trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq”, por ata janë duke hulumtuar për për një emër të ri si pasues i Ole Gunnar Solskjaer.

Roberto Mancini ka punuar si trajner në Premier League të Manchester City, klub me të cilin edhe e fitoi titullin kampion në sezonin 2011-12.