TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në seancën plenare ku po prezantohet projektrezoluta e PS-së anti-korrupsion, ndër të tjera është shprehur se beteja për korrupsionin ka qenë një nga zotimet e tij në fushatën e vitit 2021.
Sipas tij, Shqipëria 2030 e gjeneratës evropiane nuk do të jetë aq larg nëse rezultatet e këtij projekti do të ofrojnë stacione shprese.
Ai shtoi se i vjen keq që reagimi i parë në lidhje me këtë rezolutë ka qenë balta, pasi sipas tij për kauza të tilla edhe politika bën armëpushim.
Xhafaj: “Fushata e 2021 mbetet një moment i rëndësishëm i karrierës politike, ku derë më derë me zgjedhësit e mia dhe dritare më dritare mediatike, mbështeta kërkesën për votë për angazhimin publik për 3 beteja kyçe: Risia, anti-korrupsioni dhe Rinia.
Isha bindur se nëse vota e tyre do të më sillte sërish në këtë sallë do t’i përkushtohesha me gjithë energjinë këtyre betejave.
Qysh në nisje të kësaj legjislature, fjalën e parë në këtë foltore ia kushtova pikërisht nevojës së domosdoshme të marrjes së hapave që synonin thellimin të mëtejshëm të reformave shtetformuese.
Kjo është arsyeja se pse e mbështes fort këtë rezolutën, e cila vlerëson nismat dhe mekanizmat e deritanishme dhe rezultatet e arritura dhe i hap rrugë reformave që qytetarët presin për ndryshim për të ardhmen që ata na kanë besuar, ku Shqipëria 2030 e gjeneratës së re evropiane nuk ngjan si destinacion i largët nëse çdo ditë rezultatet e këtij projekti do të afrojnë stacione shprese.
I keqardhur që balta ka qenë reagimi i parë, pasi edhe politika duhet të bëjë armëpushim kur flitet për një kauzë që mund të kurojë plagë 30 vjeçare, duke u bashkuar dhe jo duke u ndarë, duke folur me zërin e arsyes dhe jo dëshpërimin politik, duke pasur vullnet për punë dhe jo luftë ndaj njëri tjetrit, tymi i së cilës ka sjellë verbëri për të parë hallet e vërteta të qytetarëve.”