AKTUALITET, 1 Dhjetor 2021, 19:30

"Falte dashuri!" Miqtë rrëfejnë detajet prekëse për Huyeda Elsaied. Kanë një kërkesë ndaj Bashkisë së Tiranës

"Falte dashuri!" Miqtë rrëfejnë detajet prekëse

Në emisionin “Abc e Pasdites”, kanë qenë të ftuar miq të Huyeda Elsaied, artistes që u nda nga jeta pas betejës me kancerin e gjirit.
Rafaela Rica dhe Altin Hazizaj, u ndalën në momentet artistike dhe momentet jashtë ekranit së artistes. Të dy treguan se e dinin për sëmundjen nga e cila vuante, por nuk e dinin që ishte në situatë kaq të rëndë shëndetësore, ndaj ishte e papritur ikja e saj.

“Isha në dijeni por jo që ishte kaq serioze. Kemi qenë disa persona që na kaluar copëza të vogla të historisë në dy vitet e fundit. Nuk kam pasur kurajo t’i kthehem chatit të fundit fare, në shumicën e rasteve bisedonim në facebook ose whatsapp. S’jam gati apo t’i rilexoj mesazhet”.

Altini shtoi se për Huyeden i kanë kërkuar zyrtarisht Bashkisë së Tiranës që minimumi që mund të bëjnë është një bust ose statujë në kryeqytet. Rafaela po ashtu pohoi se për disa ditë me radhë ka qenë në gjendje shoku sepse nuk e besonte dot që ishte larguar nga kjo jetë Hueyda.

Ka lënë mesazhe mes rreshtave, në çdo komunikim që kam pas me të me urimin që më ka bërë mua. Në atë që thotë flet shumë. Tani që e shoh them si nuk e kam kuptuar, pra nuk do doja kurrë që Hueyda ishte e sëmurë”.  Mikesha prej 20 vitesh, Rafaela ndan me publikun tonë edhe një detaj tjetër për përditshmërinë e saj në Luksenburg.

“Parukieres i thoshte, sapo të mbaroj kimioterapinë do vij këtu që të bëj ca video për pak publicitet për sallonin. Edhe herët e fundit që kishte biseduar i kishte thënë unë do të vij aty, sapo të dal nga spitali dhe do ta ndërtojmë biznesin tënd më së miri”.