TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mustafa Nano mendon se shqiptarët e kanë përqafuar demokracinë si sistem qeverisës, jo si një nevojë të brendshme dhe për shkak të emancipimit, pra jo si një zgjedhje, por thjesht sepse kështu ndodhi për shkak të rrethanave në vitet 90’.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gjatë një interviste për Ylli Rakipin, ai deklaroi se nëse shqiptarët do të kishin qenë të lirë të zgjidhnin sistemin qeverisës, me siguri nuk do të zgjidhnin një sistem demokratik.
Nano deklaroi gjithashtu se procesi i emancipimit të kombit shqiptar, është “një proces i mundimshëm” dhe se ai nuk befasohet aspak nga niveli i zhvillimit që ka Shqipëria sot.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ç’është demokracia shqiptare pas 30 vitesh? A jeni i zhgënjyer?
Mustafa Nano: Nuk jam i zhgënjyer sepse pretendoj se kam një njohje të mirë të popullit të cilit ne i përkasim. Pretendoj se njoh mire historinë e këtij populli dhe kush e njeh historinë e këtij populli, nuk ka pse të ketë pritshmëri që të kapërcejë këto nivele që jemi.
Ne jemi këtu sot, sepse para 50-60 vjetësh kemi patur një nga regjimet më të egra të Evropës. Por, ne e kishim këtë regjim sepse para 50 vitesh, akoma nuk kishte një vetëdije kombëtare. Kishte shumë shpirtra kombi shqiptar, pjesa më e madhe nuk donin t’ja dinin për Shqipërinë. Shqipëria u krijua, jo sepse donin shqiptarët por sepse donte një elitë e vogël, një pjesë e së cilës për arsye konvenjente dhe jo sepse ishte patriote.
Më së shumti, sepse ishin disa konjuktura ndërkombëtare që favorizuan krijimin e një kombi shqiptar. Pra, një komb që krijohet në mënyrë të tillë do ti paguajë një taksë kësaj gjëje. Do ta në duhet kohë ne.
Edhe pasardhësit tanë do të flasin, pse jemi ndryshe nga bota. Është një gjë e mundimshme, procesi i emancipimit të kombit shqiptar është një gjë e mundimshme. Jemi një komb special. Jemi një komb i veçantë. Kemi natyrë shumë fetare, kemi disa shpirtra brenda kombit. Kemi një pjesë njerëzish që sytë i mbajnë nga lindja dhe një pjesë nga perëndimi. Pra, jemi një komb me probleme dhe nuk befasohem nga stadi në të cilin ndodhet sot shtetformimi jonë dhe demokracia shqiptare. E morëm demokracinë në vitin 1990, por nuk është se ishte një zgjedhje e jona.
Nëse do të ishim të lirë të zgjidhnim si komb, ne nuk do të zgjidhnim demokracinë.
Ylli Rakipi: Sa ka ndryshuar Shqipëria sot, 30 vite pas pluralizmit?
Mustafa Nano: Ndryshime ka edhe për mirë edhe për keq. Është gjë e dukshme. Përpiqemi ta dramatizojmë. Nëse njerëzit kanë ndjeshmëri të caktuara, le të themi të natyrës urbanistike dhe arkitekturore, nuk mund të jetojnë në Shqipëri, sepse këtu qytetet janë prishur, janë shkatërruar.
Ylli Rakipi: Tirana përshembull, shumë thjesht mund të shtrihej. Të ndërtohej edhe më shumë se kaq, por jo vetëm sulmi mbi qendër, thjesht për të fituar.
Mustafa Nano: Çfarë më ka vrarë më së shumti. Marrim Tiranën, është ndërtuar në zona djerr, të virgjëra. Le të marrim Komunën e Parisit ose Kamzën. Komuna e Parisit nuk kishtë asgjë, aty një administratë mund të bënte një projekt dhe të ndërtonte. Mirëpo atje…Kështuqë varet nga ndjeshmëri. Ka njerëz që kanë ndjeshmëri nazike, nuk dëgjojnë dhe nuk durojnë dot programe talk show. Ne kemi vetë programe të tillë. Një njeri që ka pak respekt për veten, duhet të thotë cfarë bëhet kështu, është vend i çmendur.
Ylli Rakipi: Kisha Neritan Sejaminin në emision dhe po flisnim për mediat dhe më tha se nëse do të kishte në SHBA kaq media sa ka në Shqipëri, në raport me popullësinë, do të duheshin 1200 CNN.