AKTUALITET, 4 Korrik 2022, 19:53

Belind Këlliçi: Në 7 korrik para Kryeministrisë, rinia do ta tregojë që është gjallë dhe më e fortë se kurrë!

Belind Këlliçi: Në 7 korrik para Kryeministrisë, rinia do

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi në takimin e të rinjve me kryedemokratin Sali Berisha, se të rinjtë do të jenë në protestën e 7 korrikut. 

Këlliçi tha se shpopullimi dhe afera e inceneratorëve po rrëmbejnë të ardhmen e shqiptarëve. 

Kreu i FRPD tha se të rinjtë në datën 7 korrik do të japin mesazhin e fortë se rinia e këtij vendi është gjallë dhe më e fortë se kurrë. 

Na keni mbështetur në 6 vite e gjysmë në çdo kauzë opozitare, në çdo protestë. Jam i bindur se sikundër keni shkëlqyer në çdo aktivitet, në çdo protestë, në çdo fushatë elektorale, ku keni qenë të parët për të bërë punën dhe të fundit për kërkesa, sërish edhe në 7 korrik, në orën 7 para Kryeministrisë do të jepni një mesazh se rinia e këtij vendi është gjallë, është më e fortë se kurrë dhe se Shqipërinë po, do ta bëjmë ne, do ta bëjmë si Europa, do ta bëjmë së bashku me Partinë Demokratike. Ju ftoj të protestojmë për një nga kauzat më madhore, për dëmin më të madh që po i ndodh vendit, shpopullimin. Por mbi të gjitha të protestojmë edhe kundër çdo afere korruptive që na ka rrëmbyer të ardhmen. Vetëm pak orë më parë, një rast skandaloz, dy të moshuar 94 dhe 95 vjeçar zotëronin një kompani prej 35 mln dollarësh ku pastroheshin paratë e inceneratorëve. Një aferë korruptive që rëndon xhepat e qytetarëve për 35 vitet e ardhshme”, u shpreh Këlliçi.