AKTUALITET, 2 Korrik 2022, 22:43

E rëndë në Sarandë/ Gruaja hidhet nga kati i dytë i maternitetit me foshnjen e porsalindur

E rëndë në Sarandë/ Gruaja hidhet nga kati i dytë i

Një grua në Sarandë është hedhur nga kati i dytë i maternitetit, sëbashku me foshnjen e saj të porsalindur.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. 

Gruaja me inicialet M.J, 35 vjeç, ka marrë lëndime sëbashku me foshnjen, por raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.