AKTUALITET, 2 Korrik 2022, 20:41

Berisha takim virtual me diasporën: Shqipëria po përjeton zhvillime dramatike!

Berisha takim virtual me diasporën: Shqipëria po përjeton
Sali Berisha

Sali Berisha ka mbajtur një takim virtual me emigrantë shqiptarë në vende të ndryshme të botës. 

Berisha u tha atyre se Shqipëria po përjeton "zhvillime dramatike" dhe u foli për dy nga nismat e fundit të qeverisë, legalizimin e kanabisit mjekësor dhe amnistinë fiskale, të dyja nisma që Partia Demokratike i konsideron të dëmshme. 

Berisha foli edhe për përqëndrimin e pushtetit thuajse absolut te Partia Socialiste. 

“Dua të sjell disa nga zhvillimet dramatike të cilat e bëjnë kritike situatën në Shqipëri. E para, pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%”, u shpreh Berisha.  

Kryetar i PD e mban këtë takim, në kuadër të një sërë tryezash që po zhvillon përpara protestës së datës 7 korrik.