AKTUALITET, 2 Korrik 2022, 18:19

Dy të mbytur brenda pak minutash në bregdetin shqiptar

Dy të mbytur brenda pak minutash në bregdetin shqiptar
Foto ilustrim

Dy persona janë mbytur në harkun e pak minutave në bregdetin shqiptar. 

Në Kavajë raportohet se është mbytur një 66 vjeçar me inicialet V.N. Policia njofton se ai ka qenë duke notuar në plazhin e Kavajës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. 

Një tjetër person raportohet se është mbytur në jug të vendit. 66 vjeçari me iniciale S.M ka ndërruar jetë në Borsh. Sipas policisë, rreth orës 17:33, dyshohet se ai ka pësuar infarkt ndërkohë që ka qenë në det dhe si pasojë është mbytur.