AKTUALITET, 1 Dhjetor 2022, 14:13

Dyshohet se dhunoi babë e bir me leva dhe me çekiçë, rikthehet në burg 48 vjeçari!

Dyshohet se dhunoi babë e bir me leva dhe me çekiçë,

Është rikthyer në qeli shtetasi K. N, 48 vjeçari i cili dyshohet se dhunoi me mjete të forta shtetasin K. Xh., dhe babain e tij.

Ngjarja ndodhi në qendër të Përmetit me 29 tetor dhe autori u vendos në pranga, por Gjykata e Përmetit e liroi nga qelitë dy ditë më pas duke dhënë masën ‘arrest shtëpie’.

Por Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka hedhur poshtë këtë vendin duke e rikthyer në burg 48-vjeçarin.

Gjatë seancës, gjyqtari Arben Dosti e ka quajtur të paligjshme dhënien e kësaj mase ndaj Klement Ndinës. Gjithashtu në qeli është rikthyer edhe Gj. B, i cili po ashtu u lirua nga burgu pasi Gjykata e Përmetit vendosi masën “Detyrim Paraqitjeje”, ndonëse për te dy prokurori kishte kërkuar masën “burg pa afat”.

Mesditën e 29 tetorit, K. Xh., dyshohet se u dhunua nga dy të arrestuarit dhe u dërgua në spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Përmetit shumë pranë komisariatit të policisë. Dyshohet se ata janë goditur me leva dhe me çekiçë.