AKTUALITET, 10 Qershor 2022, 21:34

Rama ndan fotot nga darka e punës në Selanik, momenti kur shtrëngon duart me kancelarin gjerman dhe takimi me Vuçiç

Rama ndan fotot nga darka e punës në Selanik, momenti kur

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga darka e punës me pjesëmarrësit në samitin e SEECP që po mbahet në Selanik.

*në darkën e punës me pjesmarrësit në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore)”, ka shkruar Rama.

Në foto kryeministri shfaqet teksa shtrëngon duart me kancelarin gjerman Olaf Scholz ndërkohë që shkëmben batuta me krerët e vendeve te tjera pjesëmarrëse në samit.

Më herët në një intervistë për RTSH Rama foli për deklaratën e Scholz sa i takon procesit të Berlinit, ku theksoi se Ballkani i Hapur nuk ka për qëllim të zëvendësojë këtë nismë.