AKTUALITET, 11 Qershor 2022, 08:24

Gjendet i vrarë roja i serave në Fier, dyshohet të jetë goditur me thikë

Gjendet i vrarë roja i serave në Fier, dyshohet të jetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin mëngjesin e sotëm.

Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë  në afërsi të serave në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

Sipas policisë  bëhet fjalë për shtetasin P. Gj, 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qenë i punësuar roje te serat.

Ndërsa dyshimet e para janë që viktima të jetë  vrarë me thikë.

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
vijon