AKTUALITET, 15 Tetor 2022, 17:27

Aksident në aksin Laç-Thumanë, një grua në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Laç-Thumanë, një grua në gjendje

Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Laç-Thumanë pranë Fushë Mamurrasit.

Për pasojë mësohet se e lënduar rëndë ka mbetur një grua, rreth 50 vjeç.

Paraprakisht mësohet një fuoristradë është përplasur me një autoveturë. 50-vjeçarja po dërgohet me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.