TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Bushati, ka shkruar për ngjarjen e djeshme në Berlin, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia mbylli sytë Kurtit në sallën ku ishin mbledhur social-demokratë nga e gjithë Evropa.
Bushati thotë se po të shikosh në pamje të parë ngjarjen e djeshme, duket që kryeministri i Kosovës është vënë në siklet nga gjesti i Ramës meqë është skuqur komplet, por thotë se po të analizohen fotografi nga e kaluara vërehet që ai që ka qenë në siklet është vetë Rama.
“Nga loja kukameshefti e Rames me Kurtin ne pamje te pare duket sikur u vu ne siklet kryeministri i Kosoves, qe u skuq vesh me vesh dhe qeshte me zor.
Por ama po te shohesh imazhet e meparshme, se ke te veshtire te kuptosh se Rama prodhon shfaqe te tilla, te padenja, sa here eshte ai qe ndihet keq”, ka shkruar Bushati.
Gazetari thotë se Rama e ka bërë një skenë të tillë me Kurtin meqë ndihet në siklet pasi që “është i pafuqishëm ndaj të vërtetës”.
“Mjafton te kujtosh shoun me grimasa qe bente ne TV gjate protestave studentore, foton gjysem cullak te Ermal Mamaqi, po ne te njejten kohe dhe ecejaken si i marre neper studio, kur pyetej per vjedhjen te inceneratoret.
Kjo vlen dhe per skenen me Albinin, sepse kur eshte i pafuqishem ndaj te vertetes, ai vendos te beje klounin”, ka shkruar Bushati.