AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 08:46

Si u goditën disa grupe që shpërndanin drogë në katër qytete. Zbulimi, përmes agjentëve të infiltruar

Si u goditën disa grupe që shpërndanin drogë në

Një megaoperacion antidrogë ka nisur që nga dita e djeshme, ndërsa raportohet se deri tani janë arrestuar rreth 200 persona në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.  

Hetimet kanë nisur para disa muajsh, por vetëm ditën e djeshme është finalizuar.

Mësohet se  janë goditur disa grupe kriminale që shpërndanin drogë, ndërsa “vatra” ishte Tirana.

Me qëllim për të zbuluar grupet janë futur edhe agjentë të infiltruar dhe janë mbajtur nën vëzhgim nga policia.

Ndërkohë mes të arrestuar ka edhe persona të njohur me precedent penal.

Grupet shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis.