AKTUALITET, 19 Maj 2025, 13:26

Dosja kalon për gjykim? Partizani” po mbahet në GJKKO: Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën

Dosja kalon për gjykim? Partizani” po mbahet në GJKKO: Mbrojtja

Në seancën paraprake të dosjes “Partizani” që po vijon me dyer të mbyllura, avokati i Sali Berishës kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Irena Gjoka.

Sipas mbrojtjes, gjyqtarja ka qenë e dënuar dhe vendimet e saj janë të pavlefshme. Por, gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.

Seanca ku pritet të vendoset nëse dosja do kalojë ose jo për gjykim, ka nisur që prej orës 11:30 dhe po vijon.

Kjo kërkesë e Berishës vjen sërish, pasi seancën e 5 majit dorëzoi një dokument përmes të cilit pretendonte se gjyqtarja e hetimit paraprak Irena Gjoka ka qenë e dënuar në 2005 në Greqi për falsifikim dokumentesh të udhëtimit. Mbrojtja e Berishës pretendon se nëse dokumenti për dënimin e Gjokës është i vërtetë, çdo vendimmarrje e gjyqtares së hetimit paraprak nuk ka patur legjitimitet. 

Në seancën e sotme, pritet që gjyqtarja Flojera Davidhi të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo.

Më herët në SPAK u paraqit dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes për aferën ‘Partizani’, ku hodhi akuza të forta ndaj SPAK dhe Altin Dumanit që sipas tij po amnistojnë krimet zgjedhore.

Për aferën “Partizani” Sali Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Seanca e 5 majit u shty pas zgjedhjeve të 11 majit. Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo dosjen për gjykim me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën.

Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë. Një vendim i tillë do të ishte një tjetër ‘goditje’ për Berishën brenda pak ditësh pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD  ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Dosja 'Partizani', të pandehurit:

-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
- Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
- Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
- Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'
- Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash'.