TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u pyet nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë nëse kanë marrë kërkesë për rritjen e çmimit të transportit për shkak të rritjes së naftës që erdhi si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme.
Ai theksoi se po mbajnë takime me shoqatat e transportit, ndërsa shtoi se po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të skemës të subvencionimit të naftës, sikurse në vitin 2022, si dhe propozime të tjera të bëra nga shoqatat.
“Jo më larg se para rreth dy orësh bashkë me ministren e Ekonomisë dhe të bashkisë së Tiranës ishin në takim me shoqatat e transportit, situata e krizës dhe çmimeve është duke u ndjekur me kujdes, qeveria ka njoftuar disa plane masash, si ngritja e Bordit të Transparencës dhe akcizën.
E dimë që gjatë 2022 janë marrë disa akte subvencioni sa i përket shoqatave, ky element po diskutohet përsëri. Por jemi duke e marrë në konsideratë bashkë me propozime të tjera të bëra nga shoqatat e transportit.”, tha ai.