TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit të këshilltarëve në Durrës Dritan Burgija dhe sekretari i degës së PD Arlind Boshku, janë paraqitur në selinë e PD ku kërkojnë llogari në lidhje me vendimin për përjashtimin e tyre.
Të pyetur nga gazetarët, Burgija u shpreh se foltorja e organizuar nga ish- deputeti Ervin Salianji në Durrës, ka qenë ajo që vuri në lëvizje Partinë Demokratike.
“PD u vu në lëvizje pas asaj foltoreje të Ervin Salianjit. Deputetët dolën në terren që i thonin Berishës nuk na vijnë në takime qytetarët. U treguam se nuk u vinin atyre qytetarët, jo se nuk na vinin ne. Pse nuk vjen Berisha në Sukth?”, tha ai.
Anëtarët e Partisë Demokratike në Durrës kërkojnë një ballafaqim me kreun e PD, Sali Berisha për shkak të përjashtimit të dy këshilltarëve demokratë të bashkisë, të cilët janë edhe mbështetës të Ervin Salianjit.
Anëtari i PD Durrës: Jam këtu për të kërkuar shpjegime për përjashtimin tim. Çdo resht i vendimit është anti -statutor, kam kërkuar ballafaqim me lidershipin dhe kam kërkuar fakte dhe prova që cuan në vendimin e shkarkimit tim. Jemi këtu bashkë dhe me insistimin e këtyre demokratëve kërkojmë nëse është e mundur të bëjmë një ballafaqim me zotin Berisha, pasi jemi rënduar shumë me akuzat. Janë akuza shumë të rënda, për mua dhe kolegun tim. Ja ku jemi dhe të ballafaqohemi, sepse i detyrohemi këtyre demokratëve.
Pyetje: A keni bashkëpunuar me PS kundër PD
Anëtari i PD Durrës: Nuk kemi bashkëpunuar, është gënjeshtër shumë e madhe. Parkimi është pronë private dhe unë jam pjesëtar. Shumë mirë që më pyetet, se ka qarkulluar nën zë kjo gjëja. Unë do ju vë në dispozicion certifikatën e pronësisë që unë jam pronar. Nëse është ky shkaku kanë gabuar rëndë.