AKTUALITET, 1 Prill 2026, 13:24

Dosja e Bankers/ GJKKO nxjerr nga arresti shtëpiak 4 të pandehur, cakton detyrim paraqitjeje! Kaloi afati 9 mujor i paraburgimit

Dosja e Bankers/ GJKKO nxjerr nga arresti shtëpiak 4 të pandehur,

Gjykata e Posaçme ka vendosur zëvendësimin e masave të sigurisë së arrestit në shtëpi për 4 prej të pandehurve të dosjes Bankers.

Konkretisht për ish-drejtorin Leonidha Cobon, Drejtori i Përgjithshëm i Bankers Hong Ping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Wang për të cilët u vendos masa e ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim për tu paraqitur.

Kërkesa për zëvendësimin e masave u kërkua nga vetë dy prokurorët e posaçëm Enkelejda Millonai dhe Anita Jella për shkak se i ka kaluar afati 9 mujor i paraburgimit ndërkohë që vetë avokatët kërkuan  te hetohen pa masa.

Mbi këta 4 persona rendojnë akuzat "Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në", "Fshehje e të ardhurave", "Pastrim i produkteve të veprës penale", "Shpërdorim detyre" dhe "Moskryerje e detyrave nga organet tatimore".