AKTUALITET, 2 Prill 2026, 15:24

“Mos m’i përmend fëmijët mua këtu, pusho…”- Tensione në Kuvend, përplasje mes dy deputeteve! Bora Muzhaqi i përmend vajzën, reagon ashpër Vokshi: Turp të kesh…!

“Mos m’i përmend fëmijët mua këtu,

Kanë vijuar tensionet dhe përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Kuvend.

Një episod i tillë ndodhi edhe gjatë kohës që mbante fjalën deputetja socialiste Bora Muzhaqi dhe kolegia opozitare Albana Vokshi.

Kjo e fundit kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga seanca dhe dënimin me dy muaj duke e quajtur “sharlatan”, teksa iu drejtua kolegeve të mazhorancës nëse “kishin motra, nëna dhe gra” në familjet e tyre për fyerjet seksiste që Balla i kishte bërë dhe intimidimet e vazhdueshme në Kuvend.

Muzhaqi gjatë fjalës së saj ia ktheu Vokshit duke i kujtuar fjalorin e saj dhe iu drejtua po me të njëjtën pyetje që shkaktoi irritimin e opozitares.

Përplasja verbale mes dy ligjvënëseve ka degraduar në tone të ashpra, duke kaluar nga diskutimi politik në replika personale. Gjatë debatit, Muzhaqi i është drejtuar Vokshit me fjalët:

“Si do të vinte ty po t’i thonin vajzës tënde atë që më the ti mua?!”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Vokshit, e cila i është përgjigjur me tone të larta:

“Mos i përmend fëmijët e mi. Mbylle gojën. Fëmijët e mi mos mi përmend kurrë. Mbylle gojën. Pusho… të të vijë turp, turp të kesh, mos m’i përmend fëmijët këtu, more vesh…!”.

Nga ana e saj, Muzhaqi ka vijuar replikën duke theksuar:

“Ti mos m’i përmend prindërit”.

Ndërsa Vokshi ka reaguar sërish ashpër:

“Fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos mi përmend. Mos guxo ta hapësh gojën… turp!”.