TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar socialiste Taulant Balla kërkoi mbylljen e diskutimeve dhe kalimin në votimin, teksa opozita bllokoi foltoren dhe protestoi.
Balla: Prej orës 14:15 e minuta, edhe pas shumë përpjekjesh mnga ana juaj për të rivendosur rregullin edhe kur në sallë deputetët kërcënohen me jetë se nuk do vijnë më të gjallë në sallë të Kuvendit. Kur një depuete tjetër thotë se nuk shkelësh më këtu. Kur goditen me mjete të forta, në këto kushte për mbylljen e diskutimeve dhe kalojmë në votim.
Peleshi: Zoti Noka, prishja e kësaj séance është vepër e juaja.
Seanca e sotme u shoqërua me tensione të ashpra, ku protagonistë ishin deputetët Noka dhe Balla. Në një prej ndërprerjeve të seancës Noka goditi me shishe uji Ballën dhe e ofendoi.
Sakaq, deputetët e opozitës pretendojnë se Balla kishte kërcënuar deputeten Elda Hoti më herët. Përplasje verbale pati edhe mes deputetëve Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqi.