TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grabisnin me dhunë në qytetin e Vlorës dhe të Sarandës, arrestohen 3 persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme të ndodhura ditët e fundit.
Policia bëri me dije se në aksionin e parë ka zbardhur një grabitje me forcë të një qytetareve më 30 mars në lagjen “1 Maji”, të cilës i morën një shumë parash.
“Në lidhje me një rast vjedhjeje me dhunë, të ndodhur më datë 30.03.2026, rreth orëve të mbrëmjes, në lagjen “1 Maji”, në qytetin e Vlorës, u arrestuan dy autorët e dyshuar, të cilët i kanë vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash shtetases J. K., 39 vjeçe, banuese në Vlorë. Shtetasit e arrestuar janë: B. T., 18 vjeç; si dhe një 16-vjeçar; të dy banues në Vlorë”, thanë burime zyrtare.
Si provë u sekuestruan edhe një shumë parash nga ato të grabitura.
Për rastin e dytë, sqarohet se arrestimi u bë në Sarandë.
“Rreth orëve të pasdites së 30 marsit, në qytetin e Sarandës, një shtetas ka vjedhur nga automjeti i shtetasit L. T. një çantë dore me sende personale. U arrestua për këtë rast i dyshuari N.Ç., banues në Sarandë”, njoftoi policia.
Për të dyja ngjarjet po vijon hetimet e mëtejshme prokuroria vendore.
“Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe si rezultat i veprimeve intensive hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 3 shtetasve të dyshuar për vepra penale kundër pronës.
Në lidhje me një rast vjedhjeje me dhunë, të ndodhur më datë 30.03.2026, rreth orëve të mbrëmjes, në lagjen “1 Maji”, në qytetin e Vlorës, u arrestuan dy autorët e dyshuar, të cilët i kanë vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash shtetases J. K., 39 vjeçe, banuese në Vlorë.
Gjatë kontrollit ndaj tyre, specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjetën dhe sekuestruan shumën monetare të vjedhur, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu, më datë 30.03.2026, rreth orëve të pasdites, në qytetin e Sarandës, një shtetas ka vjedhur nga automjeti i shtetasit L. T. një çantë dore me sende personale.
Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të Policisë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar:
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprën penale “Vjedhja”.