AKTUALITET, 5 Qershor 2023, 18:09

Deputeti i PD ngre alarmin: Po kalojmë nga autokracia në diktaturë! Askush të mos festojë

Deputeti i PD ngre alarmin: Po kalojmë nga autokracia në

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu thotë se zgjedhjet e 14 majit ishin të deformuara ende pa nisur, ndërsa ka shtuar se për t’i manipuluar, qeveria përdori gjykatat, KQZ e KAS.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu u shpreh se tregues i faktit se zgjedhjet nuk ishin normale, ishte edhe harta e rezultateve.

Deputeti i PD ngre alarmin: Po kalojmë nga autokracia në

Postimi i plotë:

Keto zgjedhje ishin te deformuara ende pa filluar. U realizua nje komplot mbi PD e opoziten. U perdoren gjykatat, KQZ, KAS. U tjetrsua emri, sigla, logo e PD. U censurua emri i drejtuesit te koalicionit nga fletet e votimit. U perdoren dhe “patericat” e Rames ne Kuvend e jashte tij per krijuar konfuzion e tjetersuar voten. U paguan per kete 2 ME mision ata. Pervec te tjerave…. Vete “harta” e dale nga keto zgjedhje tregon sa e deformuar eshte demokracia ne Shqiperi. Sa i deformuar ishte i gjithe procesi zgjedhor.

Dhe kjo duhet tju shqetesoje thelle dhe ju kolege te maxhorances, qe kerkoni te “festoni”! Sepse ne po kalojme nga autokracia ne diktature tashme. Askush nuk duhet te “festoje”, te gjithe duhet te jemi koshient se kjo “rruge” na largon nga vlerat demokratike, Europa e Perendimi. Eshte koha per te dhene alarmin te gjithe se bashku!