AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 17:53

Deputeti i PD-së bën deklaratën e fortë: Të shkojmë në ekstrem, deri në grevë urie, si Arbnori në ’97-ën

Deputeti i PD-së bën deklaratën e fortë: Të

Zbardhen të tjera detaje nga diskutimi nga mbledhja e djeshme me dyer të mbyllura e shumicës së PD-së, mbështetës të Berishës dhe të Bardhit.

Bujar Leskaj thekson se duhet të thellohet aksioni opozitar, madje të shkohet deri te greva e urisë.

“Duhet të thellojmë aksionin opozitar. Situata jonë është e vështirë. Kjo do te thotë se duhet te reagojmë saç duhet. Duhet te marrim hap pas hapi te gjitha mundësitë e reagimit, duke shkuar edhe deri ne ekstrem, ne greve urie, siç ka bere Pjeter Arbnori në vitin 1997.”, tha ai.