AKTUALITET, 23 Tetor 2023, 19:22

Debate të forta brenda seancës në GJKKO, nxirret jashtë avokati Genc Gjokutaj

Debate të forta brenda seancës në GJKKO, nxirret jashtë

Është zhvilluar me debate seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi.

Avokati Genc Gjokutaj ka kundërshtuar masat, ndërsa prokurori Arben Kraja e ka pyetur se në çfarë cilësie ndodhej brenda në sallë.

Gjokutaj është përgjigjur se ai ndodhet si avokati i Sali Berishës. Në këtë moment, Kraja ka kërkuar që Gjokutaj të largohet nga seanca, pasi nuk ka prokurë dhe sot nuk po mbahet seanca ndaj shtetasit Sali Berisha.