TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtyhet për në orën 18:00 seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”. Gjykata i ka dhënë sërish kohë avokatëve mbrojtës kohë për t’u njohur me dosjen. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion e pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani.
Nën hetim për këtë dosje është vënë edhe ish kryeministri Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Ndaj Berishës është vendosur masa detyrim paraqitje dhe është ndaluar që të dalë jashtë vendit. Berisha, në një konferencë për mediat të shtunën vonë, i cilësoi akuzat ndaj tij si politike.
SPAK njoftoi një ditë më parë zyrtarisht dhe akuzat që rëndojnë ndaj Berishës. Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.