TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme e Shkalles se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar të martën si ditën kur do të merret në pyetje ish-kryeministri Sali Berisha. Mësohet se seanca është caktuar nesër në orën 14:00, si person nën hetim, bazuar nenit 248 pika 1 te Kodit të Procedurës Penale. “Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancen gjyqesore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale”, thuhet në reagim. Ndërkohë, Berisha nuk ka pranuar që të firmosë vendimin e GJKKO për caktimin e masës së sigurisë.
Ndaj Berishës është vendosur masa detyrim paraqitje dhe është ndaluar që të dalë jashtë vendit. Berisha, në një konferencë për mediat të shtunën vonë, i cilësoi akuzat ndaj tij si politike.
SPAK njoftoi një ditë më parë zyrtarisht dhe akuzat që rëndojnë ndaj Berishës. Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.