AKTUALITET, 19 Shkurt 2024, 19:06

“Blejmë sot, të hamë sot”/ Mishi, produkt luksi, shqiptarët konsumojnë ushqimet bazë

“Blejmë sot, të hamë sot”/ Mishi, produkt luksi,

Si rezultat i inflacionit, çmimet e ushqimeve, frutave dhe perimeve vijojnë të jenë të larta. Teksa qytetarët blejnë më pak, shitësit shprehen pesimistë për punën e tyre.

“Blejmë sot, për të konsumuar sot. Nuk e blejmë për gjithë javën. Ça t’më dali”, tha një qytetar.

Qytetarët shprehen se mishi dhe nënproduktet e tij mbeten ushqime luksi pasi e kanë të pamundur ta blejnë. Ndërkohë Banka e Shqipërisë ka ndryshuar parashikimet pasi sipas saj pritet që inflacioni të kthehet në objektiv në fundin e këtij vit, dhe jo gjatë mesit siç pretendohej më parë.