TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në qytetin e Burrelit. Burime nga spitali i Traumës thanë se 74-vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e automjetit tip Benz që drejtohej nga 28-vjeçari Ylber Xhepavdija këtë të hënë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më parë.
Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74-vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.
I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit. Ndërkohë, banorë të zonës ku ka ndodhur aksidenti kanë pohuar se i riu ka bërë lëvizje me shpejtësi shumë herë para se të kishte përplasjen fatale me katër personat që ndodheshin në trotuar, por që nuk është ndaluar nga policia.