AKTUALITET, 7 Gusht 2022, 23:04

Berisha ndan pamjet nga zjarri në Nikël: Po rrezikohen banesat, asnjë masë nga qeveria e vakancave

Berisha ndan pamjet nga zjarri në Nikël: Po rrezikohen banesat,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në zonën e Niklës.

Teksa ka shpërndarë pamjet nga vendngjarja, Berisha thekson se asnjë masë nuk është marrë nga qeveria e vakancave, ndërkohë që flakët po rrezikojnë banesat e qytetarëve.

Bashkangjitur me videon Berisha ka ndarë dhe mesazhin e qytetarit digjital që i dërgoi pamjet, ku evidentohet sërish mungesa e prezencës së shtetit.

Zjarri ne Nikël rrezikon banesat, asnjë masë nga qeveria e vakancave.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e banorit dixhital. sb

Doktor po rrezikohen shtëpitë. Fshati Kullas ne komunen Nikel asnjē ndihme nga shteti.