AKTUALITET, 7 Gusht 2022, 18:24

"Pamje tronditëse nga Elbasani"/ Boçi nxjerr videon e banorëve duke shuar flakët: SOS! Shteti nuk ekziston!

"Pamje tronditëse nga Elbasani"/ Boçi nxjerr videon e

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar një video ku dallohen dy banorë të cilët mundohen të shuajnë flakët e zjarrit që ka rënë në një zonë në Elbasan me degë pemësh, pasi zjarrëfikëset nuk duken gjëkundi.

"Këto pamje tronditëse nga Elbasani, dëshmojnë faktin e lënies në dorë të zjarrit  të pyjeve kudo në Shqipëri, të pasurisë kombëtare dhe të njerëzve të thjeshtë, sakrificat e të cilëve nuk mjaftojnë", shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

SOS! Këto pamje tronditëse nga Elbasani, dëshmojnë faktin e lënies në dorë të zjarrit  të pyjeve kudo në Shqipëri, të pasurisë kombëtare dhe të njerëzve të thjeshtë, sakrificat e të cilëve nuk mjaftojnë.