AKTUALITET, 3 Prill 2026, 12:53

Berisha: Qytetari dixhital më tha se Ergys Agasi është rrahuar! Mandati i arrestit për të është i pa vlerë

Berisha: Qytetari dixhital më tha se Ergys Agasi është rrahuar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sipas qytetarit dixhital, me të cilin komunikon rregullisht, Ergys Agasi është dhunuar. 

“Dy javë Ergys Agasin e kanë rrahuar shumë keq, e kanë shtruar në dru. Sipas qytetarit dixhital është dërguar në një spital privat. Por duhet të dijë një gjë Erygs Agasi, se mbrohet nga shteti.

Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin. Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë, sepse atë policia nuk e arreston. Ai ka hequr ministra. Këto janë zhvillime për këtë prestonome të Edi Ramës”, tha Berisha.

Pak kohë më parë, Berisha deklaroi se qytetari dixhital e ka informuar, se Agasi ka shpuar shishet e ujit të Ilir Metës, me urdhër të Edi Ramës, që Meta të mos ketë ujë në burg.