AKTUALITET, 20 Janar 2023, 16:50

Bankat refuzojnë të japin kredi, individët druhen nga interesat e larta

Bankat refuzojnë të japin kredi, individët druhen nga interesat e

Kërkesat e bizneseve për të marrë kredi kanë qenë të mëdha në fund të vitit 2022. Në dyert e bankave, më së shumti ishin biznesi i madh ai që kërkoi lekë, me nevojën për të financuar inventarët dhe kapitalit qarkullues.

Individët shfaqën interes më të ulët për kredi, si për konsum ashtu edhe për blerje banesash. Rënia e kërkesës nga ana e tyre, shihet tek normat e larta të interesit.

Bazuar në numrin e kërkesave, bankat kanë miratuar një pjesë shumë të vogël të tyre. Faktorët q sollën refuzimin në këtë tremujor ishin: perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me gjendjen financiare të bizneseve; aftësia paguese e kredimarrësit dhe historiku i marrëdhënieve të biznesit me bankën.

Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të bjerë në tremujorin e parë të vitit 2023, kryesisht në sajë të tkurrjes së pritur të kredisë për qëllime investimi. Kredia në mbulimin e nevojave për likuiditet pritet të jetë e lartë edhe në tremujorin e parë të vitit 2023. Në terma të madhësisë, biznesi i vogël e i mesëm pritet të shfaqë rënie të kërkesës për kredi.