AKTUALITET, 30 Nëntor 2021, 13:31

Arjan Dodaj në krye Arqidioqezes Metropolitane, Rama: Papa Françesku emëroi një Arqipeshkv shqiptar

Arjan Dodaj në krye Arqidioqezes Metropolitane, Rama: Papa Françesku

Kryeministri Edi Rama ka uruar imzot Arjan Dodaj për misionin e ri që iu besua nga Papa Françesku.

Përmes një postimi në Facebook kreu i qeverisë uron imzotin për këtë mision fisnik.

Postimi i plotë:

Papa Françesku emëron një Arqipeshkv shqiptar të lindur e rritur në Shqipëri, në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës???????? Urime ARJAN DODAJ dhe Zoti qoftë me Ju në këtë mision kaq fisnik.