AKTUALITET, 30 Nëntor 2021, 10:21

Ndërron jetë piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

Ndërron jetë piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega.

Xega ishte një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.

Xega ka qenë dhe ish-përgjegjës i arkivave në Korçë.