AKTUALITET, 30 Nëntor 2021, 10:46

Ulsi Manja: Në regjimin “41 bis” do të futen edhe të dënuar të tjerë

Ulsi Manja: Në regjimin “41 bis” do të futen edhe të

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja paralajmëron se në regjimin “41 bis” do të futen edhe të dënuar të tjerë.

Në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm Manja tha se vetëm në nëntor janë katër të dënuar me lidhje me krimin e organizuar që janë vendosur në “41 bis”, ndërsa me agjencitë ligjzbatuese po vlerësohet rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.

Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu. Aktualisht në regjimin “41 bis janë izoluar tetë të dënuar Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Cekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.