AKTUALITET, 30 Nëntor 2021, 12:59

Mungesa e energjisë elektrike, OSHEE: Përmirësohet situata në 80% të vendit, vijon problemi në Dibër dhe Vlorë

Mungesa e energjisë elektrike, OSHEE: Përmirësohet situata

Pas problemeve me energjinë elektrike në shumë zona të Shqipërisë për shkak të motit të keq, situata është përmirësuar.

OSHEE ka dhënë detaje për situatën me energji elektrike në vend, si pasojë e problemeve të ardhura nga përkeqësimi i motit.

OSHEE shpjegon se situata është përmirësuar në 80% të vendit. Sakaq, vijon të ketë probleme në Dibër dhe Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Moti i keq, shoqëruar me reshje shiu, stuhi ere dhe dëbore, ka sjelle pasoja ne rrjetin elektrik, sidomos gjate natës, duke u gdhire dita e sotme.

Probleme janë shfaqur në zonat rurale, te cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatësi dhjeta km.

Afro 95 e defekteve janë shfaqur në fshatra, zona të thella, ku me rënien e dëborës dhe shpejtësinë e erës deri ne 150 km, kanë sjelle defekte në linjat të tensionit të mesëm dhe të ulët.

Nga raportimi i orës 12:00 rezulton se kemi përmirësim në të gjitha rajonet e vendit, në masën 80% dhe rikuperim të defekteve brenda 2 orësh me normalizmin e motit.

Problem mbeten rajoni i Dibrës ku ne disa zona dëbora arrin 60 cm dhe në Vlorë prej stuhisë më  ere të forte, etj.

Brigadat e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë prej më shumë se 3 ditësh, dhe puna është organizuar duke përforcuar zonat e caktuara me stafe shtese dhe bazë materiale.