AKTUALITET, 3 Gusht 2024, 17:50

Akuzohen se qëlluan me armë zjarri në ajër, vihen në pranga dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre

Akuzohen se qëlluan me armë zjarri në ajër, vihen në

Policia ka arrestuar autorët e dyshuar që mendohet se kanë qëlluar me armë zjarri gjatë një konflikti në Shkodër. Pas hekurave ra Viktor Marku, vëllai dhe kushëriri i tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Qëlluan me armë zjarri në ajër, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar (dy vëllezër dhe kushëririn e tyre). Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në sheshin Prek Cali, është qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të tre shtetasve, si autorë të dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:

V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjendje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.