TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike vazhdoi denoncimin e skandaleve të shumta të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denoncoi një tjetër rast, kur Veliaj i ka dhënë tendera të shumtë zyrtares së tij.
Sipas saj, bëhet fjalë për Besjona Dede Mehmetajn, që ka fituar tenderat përmes kompanisë së burrit të saj, Lulëzim Mehmetaj.
Madje ky i fundit ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik.
Prej 19 javësh opozita proteston në dyert e blinduara të Bashkisë së Tiranës dhe përballë një kryebashkiaku të veshur me antiplumb.
Dyert e bashkisë do t’ia rrëzojmë për t’i hapur rrugë popullit, ndërsa antiplumbin ta gëzojë si dhuratë nga ata që ka frikë.
Ajo që e shqetëson Partinë Demokratike nuk janë masat mbrojtëse të Veliajt, por përmasat që marrin vjedhjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve.
Njollën e tyre nuk e fsheh dot asnjë antiplumb dhe derë e blinduar. Një tjetër vjedhje ka hedhur rrënjë në Bashkinë e Tiranës.
Bëhet fjalë për punonjësen me funksione të ndryshme në kohë të Erjon Veliajt, Besjona Dede Mehmetaj, që me firmën e Veliajt përfitoi kontrata publike me anë të subjektit tregtar StarTek shpk në pronësi të bashkëshortit të saj Lulëzim Mehmetaj në të cilën ka rezultuar më parë edhe vetë ajo si e punësuar, konkretisht:
-Në 8 shkurt 2016 kontratën për tenderin që i kushtoi qytetarëve 80 ditë protesta me objekt: “Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit”, me vlerë 708 mijë euro së bashku me shtesën e kontratës të lidhur më 04.08.2017; të cilat përfshinin edhe trenin për fëmijë që sipas qytetarëve nuk është vendosur në punë ndonjëherë edhe pse u prenë pemë për këtë qëllim.
-Në 5 shkurt 2018 kontrata me UKT Tiranë me objekt: “Furnizimi me ujë dhe rrjet Kanalizimi për objektin: Rehabilitimi i Vendbanimeve të Komunitetit Rom” me vlerë rreth 77 mijë euro lidhur me bashkim operatorësh pjesë e të cilëve ishte edhe kompania (StarTek Shpk).
-Në zbatim të VKB VKB 53 dt: 26:4/2018 Për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat të cilët kërkojnë të lidhin marrëveshje sipërmarrje/shkëmbimi me Bashkinë e Tiranës për zhvillimin e pasurive në pronësi të saj, “Startek” shpk e bashkëshortit të Besjona Dede Mehmetaj lidhi kontratën si sipërmarrës për një pronë publike me firmën e Erion Veliajt.
-“Startek” shpk e bashkëshortit (Lulëzim Mehmetaj ) të punonjëses së Veliajt Besjona Dede Mehmetaj është miratuar nga Edi Rama me anë të vendimit 2/3 dt 2.9.2019 dhe mban statusin e investitorit strategjik për projektin e investimit me potencial strategjik “Dhërmi Resort“ në një sipërfaqe totale prej 133.000 m2 në Zonën Kadastrale Nr. 1481, Himarë, vlera e investimit 13.7 milion euro.
Si mund të mos përfshinte në pazaret e tij Erjon Veliaj bashkëshortin e punonjëses së tij në procesin e rindërtimit …
Prandaj në 23 tetor 2020 ata lidhën kontratën për tenderin e kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt : “Ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri” me vlerë të kontratës 5.6 milion euro ose 99.9 % të fondit Limit.
Qytetarët e kanë kuptuar se kush është Erjon Veliaj dhe si i ka shpërdoruar ai taksat e tyre po SPAK a e ka kuptuar apo akoma do vijojë me arrestime punonjësish ndërsa nënshkrimi është i Veliajt.