TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë para zgjedhjeve që mbahen në Himarë, Vengjel Dule, kreu i Partisë Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut, ka ankimuar vendimin e KQZ, që shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit duke i hapur rrugë zgjedhje të reja.
Dule kërkon anulimin e vendimit të datës 5 korrik 2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke e cilësuar si një akt i paligjshëm, dhe zgjidhjen e pasojave të ardhura prej tij, vlefshmërinë e mandatit të ankuesit, të verifikuar dhe legjitimuar me Vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 të KQZ, si dhe konstatimin e mungesës së rasteve ligjore të “përfundimit të parakohshmë të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë’.
“Vendimi i KQZ është një akt administrativ i paligjshëm, pasi organi administrativ ka vepruar në tejkalim të kompetencave që i ka njohur ligji, ka shkelur dispozitat ligjore në lidhje me procedurën administrative, ka mungesë të elementëve të detyrueshëm të aktit administrativ, si pjesa arsyetuese e gjithë urdhërimeve të tij dhe ligji i zbatueshëm për efekt të vendimmarrjes konkrete, është në shkelje të dispozitave që rregullojnë ushtrimin e kompetencave të këtij organi, si dhe është pasojë e diskrecionit të ushtruar në mënyrë jo të ligjshme, si i tillë duhet të anullohet, bazuar në nenin 109/a, b, dhe “dh” të Kodit të Procedurave Administrative si dhe nenit 113 dhe 114 të Kodit të Procedurave Administrative, me qëllim rivendosjen e ligjshmërisë.
13. Rezulton që KQZ ka filluar një procedurë administrative bazuar në kërkesën me nr. 1719 prot., datë 26.06.2023 të shtetasit z. Eugen Likaj nëpërmjet të cilës kërkohet konstatimi i përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
4
13.1 Bazuar në nenin 61 të ligjit nr. 139/2015, rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit janë taksative, dhe kanë të bëjnë me rrethana të tilla objektive si pazotësia e kryetarit të bashkisë për të ushtruar detyrën, për shkak të vdekjes, humbjes së zotësisë për të vepruar, apo rrethana subjektive, refuzimi i kryetarit të zgjedhur të kryejë betimin, mosbanimi në të njëjtën bashki ku është zgjedhur kryetar, kandidon për deputet, jep dorëheqjen, apo shkarkohet nga Këshilli i Ministrave sipas nenit 62 të të njëjti ligj. Në të gjitha këto raste, procedura nuk kalon nëpërmjet KQZ, por këshilli bashkiak (neni 61/3) njofton prefektin, i cili nga ana e vet njofton këshillin e Ministrave, i cili njofton Presidentin, që zbaton Kodin Zgjedhor. Pra KQZ është hallka e fundit pas Presidentit, për efekt të zbatimit të Kodit Zgjedhor. Në këtë dispozitë, e cila është e vetmja që parashikon “përfundimin e parakohshëm të mandatit” të kryetarit të bashkisë, nuk parashikohet rasti i dënimit me vendim gjyqësor të formës së prerë si rast i përfundimit të parakohshëm të mandatit, nuk parashikohet që kërkesa mund të bëhet nga ndonjë shtetas në KQZ, si dhe nuk parashikohet ndonjë vendimmarrje nga KQZ.
13.2 Në pjesën arsyetuese të aktit administrativ Komisioneri nuk shprehet dhe nuk ka dhënë asnjë konsideratë fakti apo ligji në lidhje me kërkesën e paraqitur e cila e ka vënë në lëvizje, që ka patur për objekt “përfundimin e parakohshëm të mandatit”-thuhet ndër të tjera në ankiminim e KQZ.